UWC më ka hapur mendjen!

Autore: Herda Xhaferaj (UWC Mostar 2011-2013)

 

Aplikimi për në UWC nuk ka qenë aspak i rastësishëm në rastin tim. Nje kushëri i afërt aplikoi rreth 7 vite përpara meje, ndaj unë u rrita duke dëgjuar për këto shkolla ndërkombëtare dhe për vlerat që promovojnë. Ai nuk fitoi dhe vazhdoi arsimin në Shqipëri por gjithmonë më fliste me shumë pasion për këtë shkollë dhe prandaj unë dhe familja ime jemi ushqyer me dëshirën për të aplikuar kur të vinte dita. I jam shumë mirënjohëse mamasë sime sepse ishte ajo që merrte informacione, më fliste, kërkonte të zbulonte më shumë për këto shkolla…më ka shtyrë fort të aplikoja në UWC, që ka sjellë këto përvoja kaq të jashtëzakonshme që po përjetoj edhe tani.

Në impaktin e parë me UWC, nuk mbaj mend të ketë pasur shok nga ana kulturore. Mostari është në ballkan dhe nga ana kulturore zbulova se Bosnja ishte më e ngjashme me Shqipërinë nga ç’kisha menduar! Sigurisht, të jetuarit në një vend ku flitet gjuhë tjetlr ka sfidat e veta, por u ambjentova shumë shpejt. Do të thoja që Mostari është një UWC pak e ndryshme dhe e veçantë nga të tjerat duke qenë se shkolla është e shpërndarë nëpër qytet e jo në një kampus të izoluar.

Impakti i parë që pata me UWC besoj është një moment që na bashkon të gjithëve ne që kemi pasur fatin të shkojme në UWC. Je vetëm 16-vjeç dhe zhytesh në një ambjent me moshatarë që vijnë nga vende që as nuk ua dije emrin! Për mendimin tim, studentët që vijne nga kudo me energji tepër positive e dëshira e pasione pafund jane ato që e bëjnë UWC-në kaq të veçantë. Isha shumë  e lumtur për faktin që takoja njerez nga çdo cep i botës dhe në një farë mënyre kjo më bënte të ndjehesha e lidhur me këto vende. Për shembull, mbaj mend që mbas vitit të parë në UWC, po shikoja lajmet dhe dëgjoja të fliteshe për vende të ndryshme të botës, dhe një moment kuptova se secilin nga ato vende e lidhja me një fytyre të një shoku ose shoqeje dhe me një kujtim të vecantë me to.

Përsa i përket aspektit mësimor, stafi në UWC-në e Mostarit është shumë më homogjen se ç’janë studentët duke qenë se shumica e mësuesve janë nga Bosnja dhe Herzegovina. Si sistem jam shumë e kënaqur me IB-në dhe me faktin që mund të zgjidhja lëndë që përkonin me interest e mia.

Vështirësia më e madhe ka qenë largimi nga familja. Për mua ka qenë emocionalisht shumë e vështirë të jetuarit larg nga gjyshërit dhe prindërit. Megjithatë, isha e rrethuar nga 120 studentë të tjerë që ishin në të njejtën situatë si unë dhe ky solidaritet më jepte shumë ngrohtësi. Gjithashtu, të qenurit kaq afër Shqipërise bëri të mundur që ti takoja shpesh prindërit në ndryshim nga shokë të tjerë që vinin nga vende më të largëta të botës.

Nuk mund të ndaj vetëm një kujtim që e ruaj si më të dashurin nga periudha ime në UWC. Momente shumë të bukura mund të kujtoj javët e projektet që janë vërtet të veçanta sidomos për dikë që vjen nga sistemi arsimor shqiptar! Çdo vit, në mes të semestrit të parë kishim një javë për të shkuar kudo që na e lejonte buxheti me një grup shokësh e shoqesh për të drejtuar një aktivitet, për të bërë një kërkim apo për të zbuluar diçka të re!

Një tjetër kujtim shumë i bukur ishte udhëtimi për në Barcelone ku takova një nga shoqet më të ngushta nga UWC pasi shkolla kishte mbaruar. Ishte një moment shumë i veçantë pasi kuptova se UWC nuk mbaron kur i vjen fundi dy viteve të shkolles. Misioni i UWC-së vazhdon dhe madje shtohet pasi eksperienca në një nga shkollat përkatese ka mbaruar.

UWC më ka hapur mendjen! Më ka bërë të jetoj atë shprehjen e famshme në anglisht: “Dream big” (syno lart). E mësova ne UWC këtë dhe është gjëja për të cilën i jam më shumë mirënjohëse kësaj përvoje. Nuk e di çfarë do kishte ndodhur nëse nuk do të shkoja dhe nuk përjashtoj mundësinë e të jetuarit nje eksperiencë shumë të bukur në një gjimnaz në Shqipëri apo gjetkë që mund të më kishte ndryshuar e formuar në mënyrë tjetër, ama di të them që UWC-ja më dha guxim të aplikoja në shkolla e të udhëtoja nëpër vende që më përpara më dukeshin tepër të largëta e aspak të prekshme. Tani jam në vit të katërt në Harvard dhe ambjentimi ishte shumë më i thjeshtë falë eksperiencës në UWC! Gjithashtu, sapo mbërrita para tre vitesh u njoha me UWC-ers të tjerë këtu dhe kështu pata menjëherë një komunitet në një vend ku nuk njihja akoma asnjë.

Për studentët shqiptarë do thoja: Aplikoni! Aplikoni! Aplikoni! Është një rast i papërsëritshëm.  Dy ditët e intervistës për UWC janë gjithashtu një eksperiencë me shumë vlerë pasi jo vetëm takon bashkë-moshatarë të tjerë me interesa të ngjashme, por gjithashtu detyrohesh të mendosh në mënyrë kritike për veten, komunitetin ku jeton e më gjerë për probleme e çeshtje në botë.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Pertej librave dhe mesimeve

Autore: Orestja Habilaj (UWC Mostar 2015-2017)
Jam Orestja Habilaj dhe vij nga qyteti i Vlores.Aktualisht ndodhem ne UWC Mostar,ku dhe po perjetoj nje eksperience qe te vjen vetem nje here ne jete.Per UWC kam degjuar dy vjet me pare ne nje aktivitet shkollor.Gjithmone kam dashur dicka me shume se te ndjek nje gjimnaz te thjeshte, ndaj dhe prezantimi me UWC me la shume mbresa.E mbaj mend shume mire se pas prezantimit te UWC fillova te enderroja sesi do te ishte jeta ime nese do te merrja pjese ne kolegjet e botes se bashkuar.
Tani qe jam ne vit te pare ne UWC Mostar jeta ime ka ndryshuar shume, po jetoj me njerez nga e gjithe bota, me njerez nga shtete qe nuk do e mendoja kurre se do mund ti takoja.UWC nuk eshte vetem shkolle,eshte nje menyre e te menduarit dhe jetuarit.Kam perfituar shume nga njerezit qe kam njohur ketu, kam ndryshuar menyren e te perceptuarit te botes dhe realitetit,kam kuptuar sesa me fat jam qe po ndjek kete forme edukimi.
I inkurajoj te gjithe gjimnazistet te aplikojne sepse ne UWC ata do te kuptojne me mire kulturat, tolerancen dhe miqesine.Eksperienca ketu eshte e paperseritshme dhe gjithsecili qe e provon e kupton sesa me fat eshte.Ne aspektin akademik cdo person qe ndjek kete forme edukimi rritet dita-dites per shkak te ambjentit dhe programit.Nese deshironi qe te keni dicka me shume se anen akademike, te njihni miq nga kultura te ndryshme, nese deshironi ta shikoni boten me sy ndryshe, nuk duhet ta humbisni shansin per te aplikuar.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Si qytetare te botes

Autore: Gisela Hoxha (UWC Maastricht 2015-2017)

 

Pershendetje une jam Gisela dhe jam studente e vitit te pare ne UWC Maastricht, Hollande. Per UWC kam degjuar nga te njohur qe kane aplikuar dhe kane studiuar ne UWC, por edhe nepermjet internetit. Vendosa te aplikoj sepse ka qene nje deshire e hershme e imja te njihja njerez nga vende e kultura te ndryshme dhe te kisha nje eksperience pertej Shqiperise.

Tashme jane bere me shume se tre muaj qe kur viti shkollor ka filluar dhe mund te them qe eshte nje eksperience e mrekullueshme, ku nderthuren kenaqesia qe marr nga aktivitetet ekstra kurrikulare me informacionet e reja qe marr dhe diskutimet interesante qe behen brenda klases. Gjithashtu kam krijuar shume miqesi te reja me studente nga vendet me te largeta si Timor Leste, Malajazia apo Mauritius. Me eshte krijuar mundesia e pacmueshme  qe te mesoj me shume mbi traditat, gjuhen, kulturen apo edhe kuzhinen e ketyre vendeve.

I inkurajoj te gjithe gjimnazistet te aplikojne , sepse UWC eshte nje mundesi e pazevendesueshme per t’u rritur si individ si ne aspektin akademik, por edhe ne aspektin kulturor dhe te formimit te karakterit.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Reflektime

Autore: Jona Bocari (UWC Adriatic 2015-2017)

Me quajne Jona Bocari dhe jam lindur e rritur ne Tirane. Aktualisht jam ne vit te pare ne UWC Adriatic. Kur me pyesin nga mesova per UWC-ne, me duket paksa e cuditshme si pyetje, sepse edhe pse kam vetem pak muaj ketu, UWC Adriatic eshte bere pjese e imja. Ne fakt me UWC-ne jam njohur diku 4 vjet para se te aplikoja. Nje shoqja ime fitoi nje burse studimi ne nje nga kolegjet UWC dhe qe atehere e kam enderruar te vazhdoj studimet ketu. Pse vendosa te aplikoj? Arsyet jane te shumta, por kryesoret prej tyre jane se doja te shkoja me tej mundesive qe me ofroheshin ne Shqiperi dhe se doja te njihesha me kultura te reja. Vetem fakti qe do te studioja ne nje vend tjeter me nxenes nga e gjithe bota me emociononte tej mase. Ne fakt kur flas me miqte ose familjen, atyre u duket paksa i cuditshem fakti se si kam zene miqesi me persona te shteteve qe rrallehere na bie rasti t’i degjojme. UWC eshte me te vertete nje mundesi e jashtezakonshme si ne aspektin akademik, ashtu dhe ne aspektin e rritjes & njohjes se vetvetes. U them te gjithe gjimnazisteve qe duan te shkojne ca me larg, qe duan te provojne dicka te re, te aplikojne ne Kolegjet e Botes se Bashkuar. Eshte me te vertete nje eksperience jete-ndryshuese!

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Mendime te para mbi Waterford KM: Nje sfide e madhe

Autor: Redon Kurti (UWC Waterford Kamhlaba 2014 – 2016)

Une quhem Redon Kurti dhe jam perzgjedhur per te ndjekur nje nder shkollat e UWC, konkretisht UWC Waterford Kamhlaba. Per UWC fillimisht kam degjuar kur vellai im I madh u perzgjodh ne UWC Adriatic, ne Itali, dhe qe atehere gjithmone e kam menduar si nje mundesi studimin ne UWC. Eshte te menduarit dhe aspiruarit e vazhdueshem per kete mundesi, qe e ben aprovimin nga Komiteti Shqiptar per te ndjekur kete shkolle te me jape nje ndjenje te vecante kenaqesie dhe sadisfaksioni. Seleksionimi im me ka dhene gjithashu nje sens sfide e sprove sidomos duke patur parasysh vendin ku une jam caktuar te studioj I cili eshte Swaziland-i .Per te gjithe ne aplikantet per shkollat e rrjetit UWC, Swaziland-i paraqet nje emer te panjohur, nje vend te panjohur, dhe gati gati pak te frikshem. Jo vetem largesia e ketij vendi nga Shqiperia por dhe te qenit pjese e nje kontinenti per te cilin skam menduar shume, Afrika, ndikon ne veshtiresine e perzgjedhjes se ketij opsioni. Nderkohe qe nga ana tjeter zgjedhja e kesaj mundesie, pikerisht per keto te panjohura dhe kete diversitet qe ky vend ka me vendet e tjera rreth nesh, perben nje sfide qe ne fakt shkon ne te njejtin drejtim me moton e kesaj shkolle, qe eshte: te ndryshem, per te njohur boten dhe per ta ndryshuar ate.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Rruga që kam përpara

Autore: Kerol Kaskaviqi (UWC USA 2014 – 2016)

Në 17 vjet, rrugët e jetës ndahen në shumë pjesë, krijojnë harta mundësish. Disa rrugë kanë një krye e disa të tjera janë mure labirinti. Në këto 17 vjet harta e mundësive të mija ka qenë e gjerë, zgjedhjet kanë qenë të vështira, sfidat të mëdha. Kështu do të vazhdojë për shumë kohë shpresoj, por tani, në këtë moment, kam përpara një nga zgjedhjet më të mira e një nga sfidat më emocionuese, atë e të qenit pjesë e UWC.

Nuk është e thjeshtë të mësohem me idenë se më në fund një ëndërr kaq e madhe imja u bë realitet, ka ende shumë të tjera të cilat do ti sjell në jetë, por nëse ndalem këtu, është ende e pabesueshme. E jetoj ditën si më parë, duket sikur asgjë ska ndryshuar, por brenda meje e ndjej se cdo gjë do të ndryshojë së shpejti. Së shpejti dhe akuarelet e mia do të kenë ngjyrë tjetër, ajri do mbajë tjetër peshë dhe unë do zbuloj dita ditës pjesë të reja të vetes sime. Eksperienca që më pret është një botë e mbushur me ngjyra të reja për realitetin tim, por më duhet ta pranoj i kam ëndërruar këto ngjyra thuajse çdo natë.

Pres me entuziazëm ditën e parë që do të mund të shijoj ndjesinë e të qenit pjesë e një familjeje të re. Pres të jetë si një libër i cili të pëlqen aq shumë sa sytë dhe mendja jote smund të ngopen duke e lexuar e për rrjedhojë faqet rrëshkasin me shpejtësinë e dritës. Ndoshta do të jetë edhe më mirë se kaq, sepse librin do ta shkruaj unë, e ndoshta një ditë do ta rilexoj. Do hedh në ato faqe ditët e mija intensive, plot aktivitete, netët pa gjumë, ndjenjat që do të ma bëjnë kraharorin të shpërthejë, njerëzit dhe shenjat që ata do të lenë në jetën time.

Jam në këtë rrugë të jetës sime tani e nuk mund të isha më e lumtur se kaq.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Faleminderit!

Autore: Rega Sota

Dua të tregoj dy ngjarje, të cilat e shndërruan fillimin e eksperiencës sime në UWC Mostar nga diçka e pajohur, në një komunitet, ku dita ditës ndihesha më mirë.

Unë mora si CASin tim sportiv, vrapimin, edhe pse më mungontë përvoja në këtë sport. Përpara se ta nisja, i tregova kryetares së CASit, Bosë (emri i saj është Bo), se nuk shquhesha në vrapim, por ajo më siguroi se ky CAS mirëpriste edhe fillestarët, megjithëse jam e sigurt se koncepti i saj për të qenët fillestar nuk përputhej me timin.

Ditën e parë të CASit, unë dhe Bo u nisëm nga Sushaci (rezidenca jonë)për në Musala (rezidenca tjetër). Bëmë pushime të shkurtra gjatë rrugës dhe lodhja nuk qe e madhe. Ndërsa ishim atje, Bo më tha se kthimin në Sushac do ta bënim me vrap pa ndalim. Ngurrova pak, por mendova se do t’ia dilja dhe u nisëm. Po lodhesha shumë dhe kur ishim rreth 5 minuta larg rezidencës i thashë Bosë (edhe pse nuk ndalova) se nuk po ia dilja dot. Bo më tha “Po, do t’ia dalësh. Mendo sa krenare do të ndihesh kur të rrokim ndërtesën”. Këto fjalë më dhanë pak kurajo dhe vazhdova të vrapoja. Isha aq e rraskapitur, saqë mendoja se më mirë do të qe të ndaloja e të ulesha përtokë, sesa të vazhdoja. Megjithatë, sado që e mundoja veten duke menduar kështu, arrita në Sushac dhe bëra gabimin e madh që menjëherë u ula. U ndjeva e kënaqur qe ia dola vetëm për të qindtën e sekondës, sepse pastaj m’u përzie dhe siç mund ta përfytyroni edhe ju… nxorra gjithçka jashtë. U ndjeva shumë keq, por them se Boja u ndje edhe më keq se unë, sepse më përsëristë vazhdimisht: “Pse s’më the? Pse s’më the?”.

Iu luta Bosë të shkonte në dhomën e saj, sepse do ta rregulloja vetë atë që bëra dhe u ngjita lart, mora fshesën dhe isha tek porta, kur pashë Bonë të hynte me mjetet e pastrimit. U ndjeva edhe më në siklet se më parë, gati “në borxh” me Bonë. Ajo më tha se e kishte bërë një gjë të tillë me mijëra herë dhe më këshilloi të shkoja të pushoja (duhet të kem qenë shumë e kuqe në fytyrë). E mërzitur, u ktheva në dhomë dhe në atë kohë familja më mori në Skype dhe mezi prita të shfryhesha e t’u tregoja se çfarë “budallallëku” kisha bërë. Në atë kohë, Bo hyri në dhomë dhe më pyeti si isha e kur i përsërita sesa në siklet ndihesha, sepse më dukej se e kisha vënë edhe të në vështirësi, ajo më qetësoi dhe e falenderova shumë (ende sot e falenderoj).

Ky ishte RASTI I PARË në UWC, kur kuptova sesa shumë njerëz të mirë kisha rrotull. Edhe sot, vrapimi është CASi im dhe tani Bo më ka ndihmuar të gjej ritmin tim të vrapimit, ritmin e frymëmarrjes që të mos lodhem shpejt dhe gjatë të gjithë rrugës më pyet se si ndihem. E të mendosh se unë kujtoja se ajo do të më kërkonte ta lija vrapimin në çast ! I jam shumë mirënjohëse.

Leave a comment

Filed under Uncategorized