UWC më ka hapur mendjen!

Autore: Herda Xhaferaj (UWC Mostar 2011-2013)

 

Aplikimi për në UWC nuk ka qenë aspak i rastësishëm në rastin tim. Nje kushëri i afërt aplikoi rreth 7 vite përpara meje, ndaj unë u rrita duke dëgjuar për këto shkolla ndërkombëtare dhe për vlerat që promovojnë. Ai nuk fitoi dhe vazhdoi arsimin në Shqipëri por gjithmonë më fliste me shumë pasion për këtë shkollë dhe prandaj unë dhe familja ime jemi ushqyer me dëshirën për të aplikuar kur të vinte dita. I jam shumë mirënjohëse mamasë sime sepse ishte ajo që merrte informacione, më fliste, kërkonte të zbulonte më shumë për këto shkolla…më ka shtyrë fort të aplikoja në UWC, që ka sjellë këto përvoja kaq të jashtëzakonshme që po përjetoj edhe tani.

Në impaktin e parë me UWC, nuk mbaj mend të ketë pasur shok nga ana kulturore. Mostari është në ballkan dhe nga ana kulturore zbulova se Bosnja ishte më e ngjashme me Shqipërinë nga ç’kisha menduar! Sigurisht, të jetuarit në një vend ku flitet gjuhë tjetlr ka sfidat e veta, por u ambjentova shumë shpejt. Do të thoja që Mostari është një UWC pak e ndryshme dhe e veçantë nga të tjerat duke qenë se shkolla është e shpërndarë nëpër qytet e jo në një kampus të izoluar.

Impakti i parë që pata me UWC besoj është një moment që na bashkon të gjithëve ne që kemi pasur fatin të shkojme në UWC. Je vetëm 16-vjeç dhe zhytesh në një ambjent me moshatarë që vijnë nga vende që as nuk ua dije emrin! Për mendimin tim, studentët që vijne nga kudo me energji tepër positive e dëshira e pasione pafund jane ato që e bëjnë UWC-në kaq të veçantë. Isha shumë  e lumtur për faktin që takoja njerez nga çdo cep i botës dhe në një farë mënyre kjo më bënte të ndjehesha e lidhur me këto vende. Për shembull, mbaj mend që mbas vitit të parë në UWC, po shikoja lajmet dhe dëgjoja të fliteshe për vende të ndryshme të botës, dhe një moment kuptova se secilin nga ato vende e lidhja me një fytyre të një shoku ose shoqeje dhe me një kujtim të vecantë me to.

Përsa i përket aspektit mësimor, stafi në UWC-në e Mostarit është shumë më homogjen se ç’janë studentët duke qenë se shumica e mësuesve janë nga Bosnja dhe Herzegovina. Si sistem jam shumë e kënaqur me IB-në dhe me faktin që mund të zgjidhja lëndë që përkonin me interest e mia.

Vështirësia më e madhe ka qenë largimi nga familja. Për mua ka qenë emocionalisht shumë e vështirë të jetuarit larg nga gjyshërit dhe prindërit. Megjithatë, isha e rrethuar nga 120 studentë të tjerë që ishin në të njejtën situatë si unë dhe ky solidaritet më jepte shumë ngrohtësi. Gjithashtu, të qenurit kaq afër Shqipërise bëri të mundur që ti takoja shpesh prindërit në ndryshim nga shokë të tjerë që vinin nga vende më të largëta të botës.

Nuk mund të ndaj vetëm një kujtim që e ruaj si më të dashurin nga periudha ime në UWC. Momente shumë të bukura mund të kujtoj javët e projektet që janë vërtet të veçanta sidomos për dikë që vjen nga sistemi arsimor shqiptar! Çdo vit, në mes të semestrit të parë kishim një javë për të shkuar kudo që na e lejonte buxheti me një grup shokësh e shoqesh për të drejtuar një aktivitet, për të bërë një kërkim apo për të zbuluar diçka të re!

Një tjetër kujtim shumë i bukur ishte udhëtimi për në Barcelone ku takova një nga shoqet më të ngushta nga UWC pasi shkolla kishte mbaruar. Ishte një moment shumë i veçantë pasi kuptova se UWC nuk mbaron kur i vjen fundi dy viteve të shkolles. Misioni i UWC-së vazhdon dhe madje shtohet pasi eksperienca në një nga shkollat përkatese ka mbaruar.

UWC më ka hapur mendjen! Më ka bërë të jetoj atë shprehjen e famshme në anglisht: “Dream big” (syno lart). E mësova ne UWC këtë dhe është gjëja për të cilën i jam më shumë mirënjohëse kësaj përvoje. Nuk e di çfarë do kishte ndodhur nëse nuk do të shkoja dhe nuk përjashtoj mundësinë e të jetuarit nje eksperiencë shumë të bukur në një gjimnaz në Shqipëri apo gjetkë që mund të më kishte ndryshuar e formuar në mënyrë tjetër, ama di të them që UWC-ja më dha guxim të aplikoja në shkolla e të udhëtoja nëpër vende që më përpara më dukeshin tepër të largëta e aspak të prekshme. Tani jam në vit të katërt në Harvard dhe ambjentimi ishte shumë më i thjeshtë falë eksperiencës në UWC! Gjithashtu, sapo mbërrita para tre vitesh u njoha me UWC-ers të tjerë këtu dhe kështu pata menjëherë një komunitet në një vend ku nuk njihja akoma asnjë.

Për studentët shqiptarë do thoja: Aplikoni! Aplikoni! Aplikoni! Është një rast i papërsëritshëm.  Dy ditët e intervistës për UWC janë gjithashtu një eksperiencë me shumë vlerë pasi jo vetëm takon bashkë-moshatarë të tjerë me interesa të ngjashme, por gjithashtu detyrohesh të mendosh në mënyrë kritike për veten, komunitetin ku jeton e më gjerë për probleme e çeshtje në botë.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s