Faleminderit!

Autore: Rega Sota

Dua të tregoj dy ngjarje, të cilat e shndërruan fillimin e eksperiencës sime në UWC Mostar nga diçka e pajohur, në një komunitet, ku dita ditës ndihesha më mirë.

Unë mora si CASin tim sportiv, vrapimin, edhe pse më mungontë përvoja në këtë sport. Përpara se ta nisja, i tregova kryetares së CASit, Bosë (emri i saj është Bo), se nuk shquhesha në vrapim, por ajo më siguroi se ky CAS mirëpriste edhe fillestarët, megjithëse jam e sigurt se koncepti i saj për të qenët fillestar nuk përputhej me timin.

Ditën e parë të CASit, unë dhe Bo u nisëm nga Sushaci (rezidenca jonë)për në Musala (rezidenca tjetër). Bëmë pushime të shkurtra gjatë rrugës dhe lodhja nuk qe e madhe. Ndërsa ishim atje, Bo më tha se kthimin në Sushac do ta bënim me vrap pa ndalim. Ngurrova pak, por mendova se do t’ia dilja dhe u nisëm. Po lodhesha shumë dhe kur ishim rreth 5 minuta larg rezidencës i thashë Bosë (edhe pse nuk ndalova) se nuk po ia dilja dot. Bo më tha “Po, do t’ia dalësh. Mendo sa krenare do të ndihesh kur të rrokim ndërtesën”. Këto fjalë më dhanë pak kurajo dhe vazhdova të vrapoja. Isha aq e rraskapitur, saqë mendoja se më mirë do të qe të ndaloja e të ulesha përtokë, sesa të vazhdoja. Megjithatë, sado që e mundoja veten duke menduar kështu, arrita në Sushac dhe bëra gabimin e madh që menjëherë u ula. U ndjeva e kënaqur qe ia dola vetëm për të qindtën e sekondës, sepse pastaj m’u përzie dhe siç mund ta përfytyroni edhe ju… nxorra gjithçka jashtë. U ndjeva shumë keq, por them se Boja u ndje edhe më keq se unë, sepse më përsëristë vazhdimisht: “Pse s’më the? Pse s’më the?”.

Iu luta Bosë të shkonte në dhomën e saj, sepse do ta rregulloja vetë atë që bëra dhe u ngjita lart, mora fshesën dhe isha tek porta, kur pashë Bonë të hynte me mjetet e pastrimit. U ndjeva edhe më në siklet se më parë, gati “në borxh” me Bonë. Ajo më tha se e kishte bërë një gjë të tillë me mijëra herë dhe më këshilloi të shkoja të pushoja (duhet të kem qenë shumë e kuqe në fytyrë). E mërzitur, u ktheva në dhomë dhe në atë kohë familja më mori në Skype dhe mezi prita të shfryhesha e t’u tregoja se çfarë “budallallëku” kisha bërë. Në atë kohë, Bo hyri në dhomë dhe më pyeti si isha e kur i përsërita sesa në siklet ndihesha, sepse më dukej se e kisha vënë edhe të në vështirësi, ajo më qetësoi dhe e falenderova shumë (ende sot e falenderoj).

Ky ishte RASTI I PARË në UWC, kur kuptova sesa shumë njerëz të mirë kisha rrotull. Edhe sot, vrapimi është CASi im dhe tani Bo më ka ndihmuar të gjej ritmin tim të vrapimit, ritmin e frymëmarrjes që të mos lodhem shpejt dhe gjatë të gjithë rrugës më pyet se si ndihem. E të mendosh se unë kujtoja se ajo do të më kërkonte ta lija vrapimin në çast ! I jam shumë mirënjohëse.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s