Java Kulturore Ballkanike në UWC Mostar

Autore: Rega Sota (UWC Mostar 2013-2015)

Ishte e mërkurë, mesi i Javës sime të parë Kulturore Ballkanike në UWC. Kjo ditë përkonte pikërisht me planin që kisha bërë për të xhiruar një video për besëtytnitë shqiptare, që ta paraqisja në prezantimin e Shqipërisë, ditën e premte (Festa Ballkanike).

Isha e lodhur atë ditë, sepse u ktheva në rezidencën time (Sushac) në 6 pasdite nga rezidenca tjetër (Musala). Kisha plot ide, por nga ana tjeter isha mjaft e paqetë. I kisha përmendur Elvisit, kryetarit të Video CASit të më ndihmonte për të realizuar videon e përmendur më sipër, por kisha njëfarë sigurie se ai do të kishte harruar ose ndoshta nuk kishte gjetur kohë. Po gjendesha gjithmonë e më tepër në vështirësi, sepse përveçse duhej të mësoja për të nesërmen, nuk kisha asgjë gati për Festën Ballkanike (sepse videoja do të ishte thelbi).

Në këto momente, Elvisi trokiti tek dera e dhomës dhe prapa tij pashë edhe dy të tjerë: Inasin dhe Robertin që vinin vullnetarisht si aktorë në skeçet që do të xhironim.😀 Nuk mund ta përfytyroni sesa e qetë dhe e gëzuar u ndjeva, sepse ata jo vetëm që nuk kishin harruar, por kishin menduar edhe të më vinin në ndihmë. Shpejt e shpejt thirra edhe disa të tjerë dhe skenat e para shkaktuan aq shumë të qeshura, sa edhe ata që deri në ato çaste vetëm vëzhgonin, tanimë donin të bëheshin pjesë e videos. J

Qeshnim  edhe vete me ato që xhironim  dhe ndonjëherë skenat përsëriteshin për t’u përmirësuar. Në kushte të tjera, do të kisha ngurruar shumë për të “aktruar”, por atë ditë, duke parë edhe reagimin mjaft pozitiv të “regjizorit” dhe “bashkëinterpretuesve” u çlirova edhe unë nga emocionet. Ia dolëm të përfshinim në këtë filmim edhe housemum (kujdestaren e rezidencës). Jam shumë mirënjohëse që jam e e rrethuar nga kaq shumë njerëz pozitive.

Kur videoja u paraqit në sallën e madhe të shkollës, ditën e Festës, u mirëprit (me këtë nënkuptoj se të gjithë qeshën shumë). Kisha plot pasiguri përpara se të fillonte Java Kulturore, por të gjitha u fashitën, kur u gjenda në atë sallë. Dua t’i them edhe në gjuhën time « FALEMINDERIT ! » të gjithë komunitetit të UWC Mostarit.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s