Njerezit!

Autore: Endi Mato (UWC Mostar 2013-2015)

“Cila është gjëja nga UWC të cilën mezi po e pret më shumë?” Kur më pyetën këtë në fundjavën e orientimit, përgjigja ishte një nga ato gjëra për të cilat nuk të duhet të mendohesh, sepse ti e ke ditur për shumë kohë, sepse përgjigja është diçka më e madhe se ty, edhe sikur të mos e kuptoje dot akoma. Megjithëse nuk mendoj se e kuptoj plotësisht akoma, dua të përpiqem ta shpjegoj.

Gjatë kohës që ëndërroja për UWC, kisha parë dhe lexuar shumë fillime. Fillimi im erdhi kur pas 12 orësh në rrugët dytësore të Ballkanit, u gjenda në një qytet me shumë ura që kalonin mbi një lum të madh dhe shenja plumbash në një nga çdo dy ndërtesa; rrugët ishin të mbushura me njerëz dhe për të paktën një muaj, sfida ime më e madhe ishte të kuptoja se cilët ishin turistë dhe cilët studentë në UWC. Mbi krevatin tim të ri, kishte një letër në të cilën një njeri që unë s’e kisha takuar asnjëherë më uronte gjithë gjërat e bukura të botës për aventurën time të dy viteve të ardhshme.

Kështu filluan njerëzit. Në fillim njerëzit ishin një kaos me fytyra të reja, kombësi të reja, dhe emra që nuk mund të fiksoheshin kurrë. Pastaj njerëzit u ndanë në ata që jetojnë në rezidencën tjetër dhe që mezi presim t’i takojmë në aktivitetin e rradhës para se t’iu duhet të ikin gjysëm ore më herët për check-in, dhe në ata që jetojnë në rezidencën time, me të cilët hamë te shkallët e jashtme, duke dëgjuar muzikë ose duke debatuar validitetin moral dhe industrial të vegjeterianizmit. Më vonë, njerëzit u ndanë në second years-at mbinjerëzorë që mund të krijonin ceremoni rrënqethëse vetëm për një ditë dhe që dinin gjithçka për gjithçka(por jo, asnjë pyetje mbi shkollën nuk lejohet pa filluar shkolla) dhe në co-years-at e mi, po aq të humbur dhe konfuzë sa unë, me të cilët mund të flisnim për shkollën pa filluar shkolla nëqoftëse nuk kishte second years-a që të na gjykonin rrotull.

Me kalimin e kohës, njerëzit filluan të kishin emra, fytyra, kombësi, histori, pasione. Takova vajzën që adhuronte kohën e ditës kur gjithçka bëhej portokalli, dhe ndoqëm portokallinë çdo ditë në Qytetin e Vjetër. Takova djalin me të cilin kalova muaj duke shkëmbyer art eksperimental, duke diskutuar Frojdin në çatinë e vendit më të lartë në Mostar, ose duke eksploruar të gjitha ndërtesat e abandonuara të Mostarit në perëndim. Pastaj takova djalin që di gjithcka mbi gjenetikën moderne por nuk mund të kuptojë konceptin e vlerave monetare; vajzën që i pëlqente arti aq shumë sa u bë vetë pjesë e tij, djalin që e kishte kaluar jetën duke eksploruar Londrën dhe fetë si sisteme kulturore, dhe bashkë vrapuam natën në Sarajevë. Këta dhe dhjetëra të tjerë janë njerëzit me të cilët ndava katër muajt e fundit, dhe përmes historive, përqafimeve, përqëndrimit, shpërqëndrimit, ndihmës, pasionit, skepticizmit, idealizmit, ne po mësojmë të bëhemi pjesë e UWC dhe e botës bashkë.  Përmes tyre, unë po mësoj pse përgjigja ime ishte “Njerëzit!”.Image

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s