UWC para UWC

Autore: Endi Mato (UWC Mostar 2013-2015)

Në momentin e pare që dëgjon për UWC, shokohesh, sepse është një nga idetë më interesante që ke dëgjuar ndonjëherë. Në një nga ato momentet që do të të kujtohen gjithmonë më vonë, shikohen kriteret. Nëqoftëse je me fat mjaftueshëm sa t’I përmbushësh, gjithcka në ditët, javët, dhe muajt në vazhdim është aplikimi, aplikimi, dhe aplikimi: sfida e madhe e përmbledhjes së asaj që të bën ty, ty në disa ese dhe disa formularë. Pas momentit tjetër të vogël por të madh, kur dërgon gjithçka, ka pritje dhe më shumë pritje. Nëqoftëse gjithçka shkon mirë, një ditë do shikosh email-in që të njofton se zyrtarisht je zgjedhur për në raundin e dytë, raundin e intervistave dhe aktiviteteve. Në këtë pikë, ditët fillojnë të ikin shpejt, derisa pa e kuptuar, është fundjava e përzgjedhjeve. Je vetëm ti, pasioni jot për UWC, dhe UWC,pa mburojën e pritjes. Një gjë është e sigurt, pavarësisht rezultatit përfundimtar: dy ditët e përzgjedhjes do jenë një nga përvojat më interesante që ke kaluar deri tani; me njerëzit fantastikë, bisedat dhe pyetjet që do të të bëjnë të mendosh për shumë kohë pasi gjithçka të ketë mbaruar.

Eksperienca ime me UWC, ndryshe nga shumica e aplikantëve të tjerë, ka nisur një vit më pare, me aplikimin e parë. Logjikisht, riaplikimi duhet të ishte më i thjeshtë sepse kisha provuar gjithçka përveç përzgjedhjes për të drejtën e studimit herën e parë. Por gjithkush që ka kaluar qoftë edhe pesë minuta duke lexuar ose dëgjuar për UWC e di që realiteti është larg monotonisë, sepse fundjava e përzgjedhjes është shumë më shumë se struktura standarte. Asnjë nga pyetjet dhe aktivitetet nuk I ngjan tjetrës, gjë që e bëri këtë të ishte një përvojë kompletësisht e re për mua, që e shijova krejtësisht dhe në të cilën takova njerëz tmerrësisht interesantë, me të cilët flas rregullisht akoma.

Ky ishte vetëm fillimi dhe ky fakt është aq I pritshëm sa është I vështirë për t’u mësuar. Koha që në momentin kur dëgjova të lexohej emri im dhe deri tani, pas pothuajse një muaji e gjysëm, duket sikur nuk ka ekzistuar. Ose ka mbaruar brenda një minute, që përfshin bisedat e gjata me shumë njerëz(dalëngadalë po e kuptoj se esenca e UWC janë njerëzit), si prindërit, miqtë e vjetër dhe miqtë e rinj nga çdo skaj i botës që së shpejti do bëhen familja ime tjetër, studentët shqiptarë të viteve të mëparshme që janë disa nga njerëzit më impresionues që kam takuar ndonjëherë, dhe dokumentat, që më kujtojnë fillimin e të gjithave. Muajt e fundit kanë ndryshuar gjithçka dhe akoma më duhet t’ia rikujtoj vetes që kanë ndodhur. Mezi po pres momentin e madh por të vogël kur nuk do më duhet t’ia kujtoj më vetes, sepse do jem duke e jetuar.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s