Periudha para-UWC

Autore: Iden Kalemaj (UWC Adriatic, 2012 – 2014)

Përshëndetje dashamirës të UWC,

Jam Iden Kalemaj dhe jam përzgjedhur këtë vit për të frekuentuar kolegjin UWC Adriatic në Itali. Edhe pse ende nuk jam fizikisht pjesë e UWC, shpirtërisht e ndjej se eksperienca ime ka nisur që në momentin e aplikimit, fazat e konkurimit, momentin emocionues të përzgjedhjes dhe më pas me përgatitjet për dokumenta dhe kontaktet me second-years-at shqiptarë dhe të huaj si dhe me first-years-at e tjerë në kolegj. Të gjitha këto më kanë dhënjë një parashijim të asaj ç’ka mund të jetë eksperienca ime 2-vjeçare në UWC.

Periudha  nga informimi për UWC e deri në përzgjedhje qe vetëm dyjavore për mua.  Sa hap e mbyll sytë kuptova se jeta ime do të ndryshonte përgjithmonë. Unë u informova për UWC dhe mundësitë për tre bursat në Itali, Norvegji, Bosnjë-Hercekovinë nëpërmjet një njoftimi në shkollë, të ardhur nga Drejtoria Arsimore. Dëshira për të provuar qe implusive: doja të konsideroja një sfidë të re dhe kështu të përmbushja dhe dëshirën time për të studiuar jashtë shtetit. Por pas informimit në internet rreth lëvizjes dhe misionit të UWC kuptova se mundësia konsistonte në më shumë se kaq. Ishte mundësia për një edukim me vlera, mundësia për të njohur të rinj nga e gjithë bota , mundësia për të kuptuar rolin tim si individ në të ardhmen. Të shikoja fotot e mrekullueshme të të rinjve nga e gjithë bota përfshirë në aktivitete aq të larmishme më dha një dëshirë të pakrahasueshme për të qenë pjesë e kësaj lëvizjeje.

Konkurimi dy-ditor qe një periudhë emocionesh të forta dhe tensionimi. Ishim rreth 35 të rinj nga e gjithë Shqipëria, gjithsecili i veçantë, dhe gjithsecili prej nesh nuk dinte ç’të priste. Pyetjet sfiduese, intervistat në anglisht, debatet në grup qenë një përvojë e re. Ja ku vjen momentit i lajmërimit të fituesve. Rrahje të forta zemre. Shpresë. Dëgjoj emrin tim dhe nuk mund të përmbaj lotët.

Tashmë që puna më e madhe me dokumentat është bërë, këshillat prej second-years-ve janë marrë dhe sendet e nevojshme janë blerë, po shijoj me familjen time këto momente të fundit. Të gjithë më pyesin: “Do ia arrish dot të jetosh larg familjes që kaq e vogël?” Unë ndjej mall që tani, kur kuptoj se sa shumë gjëra të rutinës së përditshme do të më mungojnë, por UWC është mundësia e një jete, është një privilegj që nuk mund të hidhet poshtë.

Lexohemi së shpejti,

Iden.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s