Faleminderit!

Autore: Rega Sota

Dua të tregoj dy ngjarje, të cilat e shndërruan fillimin e eksperiencës sime në UWC Mostar nga diçka e pajohur, në një komunitet, ku dita ditës ndihesha më mirë.

Unë mora si CASin tim sportiv, vrapimin, edhe pse më mungontë përvoja në këtë sport. Përpara se ta nisja, i tregova kryetares së CASit, Bosë (emri i saj është Bo), se nuk shquhesha në vrapim, por ajo më siguroi se ky CAS mirëpriste edhe fillestarët, megjithëse jam e sigurt se koncepti i saj për të qenët fillestar nuk përputhej me timin.

Ditën e parë të CASit, unë dhe Bo u nisëm nga Sushaci (rezidenca jonë)për në Musala (rezidenca tjetër). Bëmë pushime të shkurtra gjatë rrugës dhe lodhja nuk qe e madhe. Ndërsa ishim atje, Bo më tha se kthimin në Sushac do ta bënim me vrap pa ndalim. Ngurrova pak, por mendova se do t’ia dilja dhe u nisëm. Po lodhesha shumë dhe kur ishim rreth 5 minuta larg rezidencës i thashë Bosë (edhe pse nuk ndalova) se nuk po ia dilja dot. Bo më tha “Po, do t’ia dalësh. Mendo sa krenare do të ndihesh kur të rrokim ndërtesën”. Këto fjalë më dhanë pak kurajo dhe vazhdova të vrapoja. Isha aq e rraskapitur, saqë mendoja se më mirë do të qe të ndaloja e të ulesha përtokë, sesa të vazhdoja. Megjithatë, sado që e mundoja veten duke menduar kështu, arrita në Sushac dhe bëra gabimin e madh që menjëherë u ula. U ndjeva e kënaqur qe ia dola vetëm për të qindtën e sekondës, sepse pastaj m’u përzie dhe siç mund ta përfytyroni edhe ju… nxorra gjithçka jashtë. U ndjeva shumë keq, por them se Boja u ndje edhe më keq se unë, sepse më përsëristë vazhdimisht: “Pse s’më the? Pse s’më the?”.

Iu luta Bosë të shkonte në dhomën e saj, sepse do ta rregulloja vetë atë që bëra dhe u ngjita lart, mora fshesën dhe isha tek porta, kur pashë Bonë të hynte me mjetet e pastrimit. U ndjeva edhe më në siklet se më parë, gati “në borxh” me Bonë. Ajo më tha se e kishte bërë një gjë të tillë me mijëra herë dhe më këshilloi të shkoja të pushoja (duhet të kem qenë shumë e kuqe në fytyrë). E mërzitur, u ktheva në dhomë dhe në atë kohë familja më mori në Skype dhe mezi prita të shfryhesha e t’u tregoja se çfarë “budallallëku” kisha bërë. Në atë kohë, Bo hyri në dhomë dhe më pyeti si isha e kur i përsërita sesa në siklet ndihesha, sepse më dukej se e kisha vënë edhe të në vështirësi, ajo më qetësoi dhe e falenderova shumë (ende sot e falenderoj).

Ky ishte RASTI I PARË në UWC, kur kuptova sesa shumë njerëz të mirë kisha rrotull. Edhe sot, vrapimi është CASi im dhe tani Bo më ka ndihmuar të gjej ritmin tim të vrapimit, ritmin e frymëmarrjes që të mos lodhem shpejt dhe gjatë të gjithë rrugës më pyet se si ndihem. E të mendosh se unë kujtoja se ajo do të më kërkonte ta lija vrapimin në çast ! I jam shumë mirënjohëse.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Njerezit!

Autore: Endi Mato (UWC Mostar 2013-2015)

“Cila është gjëja nga UWC të cilën mezi po e pret më shumë?” Kur më pyetën këtë në fundjavën e orientimit, përgjigja ishte një nga ato gjëra për të cilat nuk të duhet të mendohesh, sepse ti e ke ditur për shumë kohë, sepse përgjigja është diçka më e madhe se ty, edhe sikur të mos e kuptoje dot akoma. Megjithëse nuk mendoj se e kuptoj plotësisht akoma, dua të përpiqem ta shpjegoj.

Gjatë kohës që ëndërroja për UWC, kisha parë dhe lexuar shumë fillime. Fillimi im erdhi kur pas 12 orësh në rrugët dytësore të Ballkanit, u gjenda në një qytet me shumë ura që kalonin mbi një lum të madh dhe shenja plumbash në një nga çdo dy ndërtesa; rrugët ishin të mbushura me njerëz dhe për të paktën një muaj, sfida ime më e madhe ishte të kuptoja se cilët ishin turistë dhe cilët studentë në UWC. Mbi krevatin tim të ri, kishte një letër në të cilën një njeri që unë s’e kisha takuar asnjëherë më uronte gjithë gjërat e bukura të botës për aventurën time të dy viteve të ardhshme.

Kështu filluan njerëzit. Në fillim njerëzit ishin një kaos me fytyra të reja, kombësi të reja, dhe emra që nuk mund të fiksoheshin kurrë. Pastaj njerëzit u ndanë në ata që jetojnë në rezidencën tjetër dhe që mezi presim t’i takojmë në aktivitetin e rradhës para se t’iu duhet të ikin gjysëm ore më herët për check-in, dhe në ata që jetojnë në rezidencën time, me të cilët hamë te shkallët e jashtme, duke dëgjuar muzikë ose duke debatuar validitetin moral dhe industrial të vegjeterianizmit. Më vonë, njerëzit u ndanë në second years-at mbinjerëzorë që mund të krijonin ceremoni rrënqethëse vetëm për një ditë dhe që dinin gjithçka për gjithçka(por jo, asnjë pyetje mbi shkollën nuk lejohet pa filluar shkolla) dhe në co-years-at e mi, po aq të humbur dhe konfuzë sa unë, me të cilët mund të flisnim për shkollën pa filluar shkolla nëqoftëse nuk kishte second years-a që të na gjykonin rrotull.

Me kalimin e kohës, njerëzit filluan të kishin emra, fytyra, kombësi, histori, pasione. Takova vajzën që adhuronte kohën e ditës kur gjithçka bëhej portokalli, dhe ndoqëm portokallinë çdo ditë në Qytetin e Vjetër. Takova djalin me të cilin kalova muaj duke shkëmbyer art eksperimental, duke diskutuar Frojdin në çatinë e vendit më të lartë në Mostar, ose duke eksploruar të gjitha ndërtesat e abandonuara të Mostarit në perëndim. Pastaj takova djalin që di gjithcka mbi gjenetikën moderne por nuk mund të kuptojë konceptin e vlerave monetare; vajzën që i pëlqente arti aq shumë sa u bë vetë pjesë e tij, djalin që e kishte kaluar jetën duke eksploruar Londrën dhe fetë si sisteme kulturore, dhe bashkë vrapuam natën në Sarajevë. Këta dhe dhjetëra të tjerë janë njerëzit me të cilët ndava katër muajt e fundit, dhe përmes historive, përqafimeve, përqëndrimit, shpërqëndrimit, ndihmës, pasionit, skepticizmit, idealizmit, ne po mësojmë të bëhemi pjesë e UWC dhe e botës bashkë.  Përmes tyre, unë po mësoj pse përgjigja ime ishte “Njerëzit!”.Image

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Java Kulturore Ballkanike në UWC Mostar

Autore: Rega Sota (UWC Mostar 2013-2015)

Ishte e mërkurë, mesi i Javës sime të parë Kulturore Ballkanike në UWC. Kjo ditë përkonte pikërisht me planin që kisha bërë për të xhiruar një video për besëtytnitë shqiptare, që ta paraqisja në prezantimin e Shqipërisë, ditën e premte (Festa Ballkanike).

Isha e lodhur atë ditë, sepse u ktheva në rezidencën time (Sushac) në 6 pasdite nga rezidenca tjetër (Musala). Kisha plot ide, por nga ana tjeter isha mjaft e paqetë. I kisha përmendur Elvisit, kryetarit të Video CASit të më ndihmonte për të realizuar videon e përmendur më sipër, por kisha njëfarë sigurie se ai do të kishte harruar ose ndoshta nuk kishte gjetur kohë. Po gjendesha gjithmonë e më tepër në vështirësi, sepse përveçse duhej të mësoja për të nesërmen, nuk kisha asgjë gati për Festën Ballkanike (sepse videoja do të ishte thelbi).

Në këto momente, Elvisi trokiti tek dera e dhomës dhe prapa tij pashë edhe dy të tjerë: Inasin dhe Robertin që vinin vullnetarisht si aktorë në skeçet që do të xhironim. :D Nuk mund ta përfytyroni sesa e qetë dhe e gëzuar u ndjeva, sepse ata jo vetëm që nuk kishin harruar, por kishin menduar edhe të më vinin në ndihmë. Shpejt e shpejt thirra edhe disa të tjerë dhe skenat e para shkaktuan aq shumë të qeshura, sa edhe ata që deri në ato çaste vetëm vëzhgonin, tanimë donin të bëheshin pjesë e videos. J

Qeshnim  edhe vete me ato që xhironim  dhe ndonjëherë skenat përsëriteshin për t’u përmirësuar. Në kushte të tjera, do të kisha ngurruar shumë për të “aktruar”, por atë ditë, duke parë edhe reagimin mjaft pozitiv të “regjizorit” dhe “bashkëinterpretuesve” u çlirova edhe unë nga emocionet. Ia dolëm të përfshinim në këtë filmim edhe housemum (kujdestaren e rezidencës). Jam shumë mirënjohëse që jam e e rrethuar nga kaq shumë njerëz pozitive.

Kur videoja u paraqit në sallën e madhe të shkollës, ditën e Festës, u mirëprit (me këtë nënkuptoj se të gjithë qeshën shumë). Kisha plot pasiguri përpara se të fillonte Java Kulturore, por të gjitha u fashitën, kur u gjenda në atë sallë. Dua t’i them edhe në gjuhën time « FALEMINDERIT ! » të gjithë komunitetit të UWC Mostarit.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Java Kulturore Ballkanike ne UWC Mostar

Ja si u zhvillua java kulturore ballkanike ne UWC Mostar ne vjeshten e 2013. Rega Sota, Endi Mato dhe Arela Haluci paten mundesine te perfaqesojne Shqiperine.

Leave a comment

January 11, 2014 · 4:58 pm

UWC Adriatic – SEED Project in Albania and Kosovo

Iden (Albania), Peter (Bahamas), Alpcan (Turkey) and Sibel (Kosovo) at the NewBorn monument in Kosovo

Iden (Albania), Peter (Bahamas), Alpcan (Turkey) and Sibel (Kosovo) at the NewBorn monument in Kosovo

Author: Iden Kalemaj (UWC Adriatic 2012 – 2014)

A SEED Project, standing for Student Engagement in Education and Development, is a project organized voluntarily by students in their countries, which aims, as the name states, to engage young people in helping to improve educational conditions.  

When in UWC, I was amazed by the amount of experiments teachers and students performed in science classes, which helped students not only to learn by practice, but also to become passionate about the subject.  This lacked in the educational system in my countries and I thought that if students had a more “hands-on” experience in science classes, there wouldn’t be such a strong dislike for these subjects. Imagine how much better it would be if students had the opportunity to experience this kind of teaching since in early stages of educations.

 These thoughts inspired my idea to organize in Albania a SEED project with the theme: “Making science enjoyable for children” The aim was to organize a “science class” with children in which we performed simple experiments and explained to children the principles behind these experiments. This would not only give the children a taste of what science really is and how beautifully it works, but also give to the teachers in the schools we visited the message that through a bit of effort and simple tools, which can be found in our houses, science classes could become a joy to children.

Peter, from Bahamas, and Alpcan, from Turkey, joined this project. We arrived in my city, Vlora the 24th of May. Using books and internet we managed to make a list of simple experiments that we would than show to the children. For an entire week we visited 5 different schools and we performed these experiments with fifth-grade children. The amount of enthusiasm and curiosity children showed was unexpected but very encouraging for us. For example, they were amazed by an experiment with the needle: if you feel a water of glass to the top and place a needle on the surface of water it will not sink because of surface tension. But the cherry on the cake was the volcano experiment: mixing baking soda, vinegar and dish liquid we managed to produce something very similar to the explosion of a volcano.

Iden (Albania), Peter (Bahamas) and Alpcan (Turkey) with the children they visited in Vlora as part  of the SEED project.

Iden (Albania), Peter (Bahamas) and Alpcan (Turkey) with the children they visited in Vlora as part of the SEED project.

 In the schools we visited we did not miss the opportunity to promote the UWC opportunity with 9th grade students, so that next year they could have the opportunity to apply for these colleges.

Part of the project was also sightseeing in Albania so that the participants could know its culture and history. After Vlora, the city of Independence, we visited the capital Tirana, putting emphasis on the National Historic Museum and the Art Gallery. Kruja, with the castle and the Museum of Gjergj Kastriot Skenderbeu, was our next destination. After a visit to the famous Catholic church “Shna Ndou” in Laç we went to Kosovo. Kosovo was part of the project, as a country which shares the same language, history and ethnicity with Albania. There we visited Prizren, the city of the famous “League of Prizren” and the capital Prishtina. Sibel from Kosovo, also a student of UWC, was our guide in this part of the project. After days of travelling Peter and Alpcan admitted they had gained a very wide knowledge of two countries about which they knew nothing before.

The project successfully ended the 11th of June. It was one of the most important experiences of my life. I felt happy for the small contribution I had given to education in my country but also for the new perspective with which I managed to view my country during the journey.

 

 

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Duke pritur

Autore: Rega Sota (UWC Mostar 2013 – 2015)

Deri pëpara pak muajsh UWC ishte e panjohur për mua. Falë disa studentëve që kishin aplikuar dhe internetit, u njoha me botën e UWC. Ende nuk jam pjesë e saj, por edhe kjo periudhë “pritjeje” është e bukur, sepse po mësohem me idenë e ndryshimit, e të menduarit pozitivisht, e pranimit të së resë. Kam edhe unë frikëra, por çdo element i UWC i hedh poshtë ato. Jam e sigurt se atje do të fitoj pavarësi, do të krijoj miqësi të mrekullueshme, do të përballem me sfida e do të mësoj t’i kapërcej e të vazhdoj përpara. Këto që po shkruaj, deri më sot i kasha lexuar vetëm në libra apo dëgjuar në filma, por tani këto pritshmëri po bëhen pjesë e imja, teksa unë bëhem pjesë e UWC.

Leave a comment

Filed under Uncategorized

Prolog

Autore: Xhilda Prifti (UWC Adriatic 2013-2015)

Une jam  Xhilda, studentja e UWC Adriatik per 2013-2015, akoma nuk jam mesuar me kete lloj prezantimi per veten , me idene se tanime jam pjese e UWC-se.  Kane kaluar pothuajse dy muaj, me duhet te theme qe kane fluturuar ne fakt shume shpejt, dhe ndjej qe jeta ime po ndryshon , po kalon ne nje faze tjeter te historise sime. E ndjej qe tani frymen e UWC edhe pse eshte disa muaj larg. Kam kontaktuar me second-yearsen time dhe kam biseduar me shume prej co-yearsave te mi .

 Duke u kthyer dy muaj prapa, kujtoj fazen e perzgjedhjes si nje nga fundjavat me te kendshme , por jo vetem te jetes sime. Si gjithe te tjeret thone, njoha njerez aspak te ngjashem me mua,karaktere diverse , ku madje patem edhe perplasje idesh dhe mendimesh. Por perpos pjeses se kendshme , ajo fundjave ishte me e ankthshmja fundjave qe kam kaluar ne jeten time. Gjithe ato emocione te perziera bashke, stres e tension, sidomos para intervistave, gjithsesi ne momentin qe ishe perball komisionit perzgjedhes cdo ndjesi largohej, ishin njerez aq pozitiv dhe benin qe cdo gje te shkonte me mire se c’mund ta kishe imagjinuar, por kishte edhe gezim kur degjoje emrin, dhe serish ankth per bursen qe do merje dhe ne fund fare shume lot (gezimi e hidherimi bashke).  

Pas gjithe asaj jave emocionuese i gjithe plani  5-vjecar per jeten time , ku UWC as nuk ishte  enderruar , reshti se eksistuari (dhe une jam shume e lumtur per kete).Ne fakt jam shume e lumtuar per gjithcka, per 2 vitet e ardhshme te jetes sime, pasi jam e sigurt qe do te jene nder me te  vecantit, jam shume e lumtur edhe per njerezit e rinj qe do te njoh, por  tek takoja nje pjese te madhe te shoqerise sime kur mbaroj shkolla kuptova qe edhe jeta ime ketu  , edhe pse shpesh monotone dhe e merzitshme do me mungoj shume. Kutova qe jeta te sjell shume te papritura, mundsi dhe shanse qe duhen kapur, por edhe qe te ndryshojn komplet korsin dhe drejtimin e asaj c’ka ke nisur, kuptova qe do kete shume njerez qe do hyjne e do dalin nga jeta jone dhe ndoshta shume prej tyre as nuk do te na kujtohen pas shume vitesh, po kuptoj qe duhet shijuar cdo moment i udhetimit tone, pasi asnjehere nuk do ta dish c’do te sjell e nesermja.

Leave a comment

Filed under Uncategorized